Ekipet e Autoritetit Shqiptar të Rrugëve (ASHP) janë çdo ditë në terren, duke zhvilluar punime në fshatrat e qarkut Elbasan. Ndërhyrjet fokusohen në mirëmbajtjen e rrugëve rurale, pastrimin e kanaleve kulluese dhe garantimin e lëvizjes së sigurt për banorët dhe fermerët.

 

Këto punime janë të domosdoshme për të lehtësuar qarkullimin, sidomos për fermerët që përdorin rrugët rurale për transportin e produkteve bujqësore. Krahas rrugëve, pastrimi i kanaleve ka rëndësi të veçantë për mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonat e thella.

 

Një nga fokuset kryesore të kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, është puna e përditshme në terren për të garantuar shërbime më cilësore për qytetarët dhe për të forcuar lidhjen e zonave rurale me qendrën urbane. Për Llaten, infrastruktura rrugore dhe mirëmbajtja e saj është një bazë e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunitet.

Edlira Xherri