Në kuadër të Javës Kulturore Kineze, Elbasani mirëpret një mbrëmje të veçantë artistike. Më 23 shtator, në orën 19:00, skena e Teatrit “Skampa” do të gjallërohet nga koncerti madhështor “Melodies Along the Silk Road”, që sjell për publikun një përzgjedhje të veprave vokale dhe instrumentale të muzikës tradicionale kineze.

 

Koncerti do të interpretohet nga artistë të shquar kinezë, të ardhur enkas për këtë aktivitet kulturor, duke ofruar një udhëtim muzikor përgjatë “Rrugës së Mëndafshit”. Publiku elbasanas do të ketë mundësinë të shijojë ndërthurjen e tingujve magjikë dhe traditës mijëravjeçare të kulturës kineze, në një përvojë unike artistike.

 

Hyrja është e lirë, dhe të gjithë qytetarët janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme kulturore.

Edlira Xherri