Bashkia Elbasan ka nisur zyrtarisht implementimin e projektit BID – Kalaja e Elbasanit, një nismë me rëndësi strategjike për zhvillimin kulturor dhe turistik të qytetit.
Mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe projektuar nga studio e njohur MVM Architecture, ky projekt synon të sjellë një transformim funksional dhe estetik të zonës së kalasë, duke ruajtur trashëgiminë historike dhe duke i dhënë një frymë moderne.
Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, theksoi se ky investim është pjesë e një vizioni më të gjerë për ta kthyer kalanë në një hapësirë të gjallë kulturore dhe atraksion të qëndrueshëm turistik, në shërbim të komunitetit dhe vizitorëve.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të identitetit historik të Elbasanit dhe promovimit të tij si një nga destinacionet më të veçanta në hartën kulturore të vendit.