Një helikopter mjekësor u rrëzua natën e kaluar në një zonë të ngarkuar të 50th Avenue në Sacramento, Kaliforni, duke plagosur tre persona, sipas operatorit të shërbimit ajror mjekësor.
Fatmirësisht, në bord nuk kishte pacientë në momentin e aksidentit.
Sipas kryebashkiakut të Sacramentos, Kevin McCarthy, që reagoi përmes një postimi në platformën X, helikopteri u rrëzua pranë 59th Street, në anën lindore të qytetit.
“Të mbijetuarit janë dërguar në spital për trajtim”,bëri të ditur ai.
Kompania REACH Air Medical Services, e cila operon helikopterin, konfirmoi incidentin dhe tha se po punon për të mbledhur detajet në lidhje me gjendjen e ekuipazhit.
“Jemi duke përcaktuar detajet e situatës, si dhe gjendjen e ekuipazhit, të cilët u transportuan në spitalet e zonës,” thuhet në deklaratën e REACH, cituar nga Reuters.
Top Channel