Një ndeshje plot emocione dhe rivalitet u zhvillua mes ekipit të të rinjve U19 të Klubit Shumësportësh Elbasani dhe Partizanit, ku verdheblutë arritën një fitore të merituar me rezultatin 3-2.

Djemtë elbasanas dhanë maksimumin në fushë, duke luftuar për çdo pikë dhe duke treguar se zemra verdheblu nuk dorëzohet kurrë. Ky rezultat i rëndësishëm konfirmon potencialin e brezit të ri të volejbollit elbasanas dhe përkushtimin e stafit teknik ndaj sportit.

Fitorja e sotme sjell një nisje të mbarë për fundjavën, duke mbushur qytetin me energji, entuziazëm dhe krenari për të rinjtë që përfaqësojnë me dinjitet ngjyrat e Elbasanit.

EDLIRA XHERRI