Nga Edlira Xherri

Në kuadër të promovimit të sportit dhe aktiviteteve rinore, Qendra Kulturore e Fëmijëve Elbasan, në bashkëpunim me Klubin Shumësportësh Elbasan dhe Zyrën Vendore Arsimore Elbasan, zhvilluan me sukses finalet e Kampionatit të Volejbollit për shkollat 9-vjeçare të qytetit.

 

Atmosfera ishte e mbushur me emocion, entuziazëm dhe garë të ndershme, teksa ekipet finaliste dhanë maksimumin për të arritur fitoren. Pas një përballjeje të fortë sportive, Kupa e Kampionit u fitua nga:

🏅 Shkolla “Jorgji Dilo” – Djem

🏅 Shkolla “Abdyl Paralloi” – Vajza

 

U vlerësuan gjithashtu ekipet nënkampione dhe sportistët më të dalluar të turneut, për performancën e tyre të shkëlqyer dhe frymën sportive që treguan gjatë gjithë garës.

 

Ky aktivitet synon të nxisë dashurinë për sportin dhe të mbështesë zhvillimin e talenteve të reja në Elbasan, duke promovuar një stil jetese të shëndetshëm dhe bashkëpunim në grup.