Ekipi i Volejbollit U21 i Klubit Shumësportësh Elbasani shënoi një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur skuadrën e Studentit me rezultatin 3-1. Ndeshja u zhvillua në fushën e ekipit vendas, ku djemtë verdheblu treguan një lojë të qëndrueshme dhe cilësore në çdo set.
Trajneri i ekipit, duke vlerësuar performancën e lojtarëve, theksoi se kjo fitore konfirmon formën e mirë që po kalon skuadra e të rinjve, duke treguar përkushtim dhe disiplinë në çdo moment të takimit.
Me këtë fitore, Elbasani tregon forcën e rinisë së saj dhe aspiratat për të qenë një nga skuadrat kryesore të kampionatit U21.
EDLIRA XHERRI

