Shërbimi Psiko-Social i Shkollës “Qamil Guranjaku” – Elbasan, në bashkëpunim me SPZ-në e zonës, oficeren e sigurisë dhe drejtorinë e shkollës, zhvilloi një takim pune me fokus identifikimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve në rrezik.

 

Takimi synoi të thellojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të forcojë rrjetin mbrojtës për fëmijët, duke garantuar ndërhyrje të hershme, koordinim efektiv dhe mbështetje të vazhdueshme për çdo rast që kërkon kujdes të veçantë.

 

Gjatë diskutimeve u përqendrua rëndësia e monitorimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, mbështetjes së familjeve dhe ndërgjegjësimit të stafit arsimor për identifikimin e shenjave që mund të tregojnë rrezik për fëmijët. Bashkëpunimi i ngushtë midis shërbimeve sociale, autoriteteve lokale dhe stafit shkollor është kyç për të ndërtuar një ambient të sigurt dhe mbështetës për çdo nxënës.

 

Një shkollë e sigurt ndërtohet përmes bashkëpunimit, vëmendjes dhe përkushtimit ndaj mirëqenies së çdo fëmije, dhe Shkolla “Qamil Guranjaku” vazhdon të jetë shembull në këtë drejtim, duke garantuar kujdes dhe mbrojtje për çdo nxënës.

Nga Edlira Xherri