Nga Edlira Xherri
Sportistët e Klubit Shumësportësh Elbasan kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Open Cup Bosnja”, duke ndihmuar ekipin kombëtar të Shqipërisë të renditet në vendin e parë dhe të shpallet Kampione e Kupës.
Performanca e tyre e jashtëzakonshme u vlerësua në të gjitha kategoritë, duke sjellë medalje ari dhe rezultate rekord:
🥇 Kejdi Tafani (U13, 55 kg) – 55 kg në shkëputje, 74 kg në shtytje
🥇 Kristi Muça (U17, 71 kg) – 95 kg në shkëputje, 115 kg në shtytje
🥇 Alban Hoxha (Të rriturit, 88 kg) – 135 kg në shkëputje, 160 kg në shtytje
🥇 Franko Ferra (Të rriturit, +110 kg) – 151 kg në shkëputje, 191 kg në shtytje
Sportisti më i mirë i aktivitetit u shpall Alban Hoxha, një tjetër sukses i madh për Elbasanin dhe peshëngritjen shqiptare.
Në renditjen përfundimtare të ekipore:
🇦🇱 Shqipëria – Vendi i parë
🇭🇷 Kroacia – Vendi i dytë
🇧🇦 Bosnja – Vendi i tretë
Ky rezultat konfirmon edhe një herë nivelin e lartë të sportistëve shqiptarë dhe përkushtimin e trajnerëve elbasanas, që me punë e pasion po i japin sportit tonë emër në arenën ndërkombëtare




























