Tashmë UEFA ka përcaktuar edhe klasën arbitrare që do të vendosë drejtësi në këtë përballje ku edhe këtë radhë kjo klasë do të jetë nga Rumania ashtu sikurse edhe në sfidën me Serbinë.
Këtë radhë arbitër kryesor në këtë ndeshje të Kombëtares do të jetë Horatiu Fesnic që do të ndihmohet nga asistentët e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i katërt do të jete Rares Vidican. Edhe në Sallën VAR do të jenë arbitra rumunë dhe më konkretisht Ovidiu Haţegan si arbitër kryesor i VAR dhe Adrian Costreie, asistent i tij
Horatiu Fesnic në këtë sezon ka arbituar 3 ndeshje të Europa League dhe 1 në Conference League. Përsa i përket historikut me Kombëtaren shqiptare, sfida me Andorrën do të jetë e para për të si arbitër kryesor. Por ai ishte në klasën arbitrare që gjykoi ndeshjen delikate të 11 tetorit me Serbinë pasi ishte arbitër i katërt, ndërkohë që gjyqtar kryesor ishte ishte Istvan Kovac
Top Channel



























