ATSH -Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Zyrës së OKB dhe UNICEF në Shqipëri.
Gjatë takimit Shahini theksoi se “RTSH Shkolla dhe mësimi dixhital do të bëhet pjesë e procesit të zakonshëm mësimor”.
“Kemi shumë punë për t’u përgatitur për vitin tjetër shkollor. RTSH Shkolla dhe mësimi digjital do të bëhet pjesë e procesit të zakonshëm mësimor. Edukimi feminist dhe mediatik janë thelbësorë për të edukuar qytetarët e mirë të së ardhmes. Këto dhe shumë projekte tjera po i realizojmë në bashkëpunim me partnerët tonë kryesorë, Uniter Nations Albania dhe UNICEF Albania”, – theksoi Shahini./k.s//a.a/