Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka dënuar sulmin me dron rus ndaj një treni pasagjerësh duke e quajtur akt terrorist.
Nga ky sulm humbën jetën të paktën pesë persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Më shumë se 200 persona ishin në tren, thanë zyrtarët ukrainas, kur njëri prej vagonëve u godit nga një dron dhe dy dronë të tjerë shpërthyen aty pranë, në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës të martën.
Zelensky tha se 18 persona ishin në vagon në atë kohë, ndërsa e quajti të pajustifikueshëm këtë sulm, ku dukshëm shënjestrimi ishin civilët.
Rusia nuk ka komentuar mbi sulmin, por ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike dhe të transportit të Ukrainës gjatë dimrit më të ashpër të viteve të fundit.
Miliona njerëz në të gjithë Ukrainën kanë mbetur pa ngrohje, energji elektrike dhe ujë pas sulmeve ruse.
Top Channel



























