TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Uashingtonit, në përgjigje të ftesës së presidentit të SHBA-së, Donald J. Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të këtij Bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues, njoftoi Agjencia për Media dhe Informim.

Pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, kryeministri Rama u shpreh se, “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”.

Bordi i Paqes i iniciuar nga presidenti i SHBA-së Trump synon forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrjes së një qasjeje të re të guximshme për zgjidhjen e konflikteve globale.

/gj.m/r.e/a.f/