Mbrëmjen e kësaj të enjteje, Drita do të prese Celjen në ndeshjen e parë të fazës së playoffit në Conference League një sfidë që do të transmetohet në Digitalb. Objektivi është i qartë; arritja e një rezultati pozitiv në mënyrë që të vazhdojë ëndrrën evropiane te saj.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri të Prishtinës, skuadra kampione e Kosovës do të kenë mbështetjen e tifozëve për të tentuar përmbushjen e synimit të saj. Celje është një skuadër me një eksperiencë më të madhe se Drita, por skuadra nga Gjilani ka treguar se ka karakter dhe se di të jetë e fortë në sfidat që luan në shtëpi.
Trajneri dhe stafi teknik kërkojnë një kujdes maksimal në mbrojtje, por pa e harruar lojën sulmuese dhe çdo detaj pritet të ketë shumë rëndësi pasi një gabim, qoftë edhe ai më i vogli mund të kushtojë shtrenjte. Në krahun tjetër, Celje konsiderohet si një skuadër e mirëorganizuar dhe e rrezikshme në kundërsulm, diçka që rrit shkallën e vështirësisë së kësaj ndeshjeje me Dritën
Top Channel
























