Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo, ka folur ditën e sotme në emisionin “Opinion” për rritjen e rasteve me COVID-19 në vendin tonë.
E pyetur nëse rrezikojmë një izolim të dytë, ajo është shprehur se do të ketë një bllokim të pjesshëm nëse ka një numër të lartë infeksioni.
Blendi Fevziu: Mund të rrezikojmë një bllokim të dytë?
Najada Çomo: Uroj që jo.
Blendi Fevziu: Lëre urimin po si mendon?
Najada Çomo: Nëse ka një numër të lartë infeksioni, do të ketë një bllokim të pjeshëm.