Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një makinë ka përplasur një motor që shpërndante pica. Aksidenti ka ndodhur prane shkolles “Qamil Guranjaku”.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se drejtuesi i motorit është dërguar me urgjent drejt spitalit rajonal të Elbasanit.
Duhet theksuar se motorat e picerive lëvizin gjithmonë me shpejtësi dhe pa respektuar asnjë rregull qarkullimi duke qenë edhe burim aksidenti në të shumtën e rasteve. Sipas dëshmitarëve, mjeti ka qenë duke u kthyer djathtas ndërsa motori ka tentuar ta parakalojë në krah të kundërtë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.