Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në afërsi të markatës së qytetit, ku janë përfshirë një automjet tip Smat dhe një tjetër tip BMW.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një vajzë ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.

E plagosura është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.