Një aksident është regjistruar rreth oret e mrëmjes në aksin e rrugës Elbasan- Peqin pranë fshatit Vidhas. Sipas informacioneve paraprake mësohet se është përmbysur një automjet me targa greke. Eshtë dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë njerezit nga makina.
Sipas dëshmitarëve në vendëngjarje janë dy të plagosur që janë dërguar në spitalin e Elbasanit.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve.