Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Lolaj, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen anës rrugës.

Nga ky aksident fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/Shqiptarja.com