Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ‘Bishti i zhurit’, ku një makinë ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin.

 

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi me inicialet A.F., në moshën 46-vjeçare.

“Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç” – njofton policia.