Defa Kaloshi, nëna e shoferit të mjetit që u aksidentua pasditen e djeshme në Tiranë, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit, ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës. Ajo ishte pasagjere në mjet.

73 vjeçarja mori plagë të shumta në trup si pasojë e daljes nga rruga të mjetit që drejtohej nga djali i saj, shtetasi Neki Kaloshi. Për fat të keq, ajo nuk ka mundur të jetojë dhe sot ka ndërruar jetë. Ndërkohë, në vendngjarje dje ka humbur jetën dhe pasagjeri tjetër në mjet, 68 vjeçari me inicialet Hidër Daci.

Në makinë me ta ndodheshin dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë marrë plagë por janë janë në spital në gjendje të mirë shëndetësore.