A8J5E0 woman smoke smoking cigarette tobacco nicotine inhale exhale consume cunsumption health unhealthy health

Pasojat sociale që rrjedhin nga konsumi mbi normat e lejuara të alkoolit po godasin familjet dhe shoqërinë shqiptare. Krahas problemeve shëndetësore, alkooli po shkakton rritje të dhunës në familje, aksidenteve, por edhe të kriminalitetit, pohojnë specialistët.

Ndërkohë që më shqetësues është fakti që ky fenomen po prek një përqindje serioze të popullsisë aktive, të moshës 30-60 vjeçare. Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik ngre shqetësimin për konsumimin e alkoolit tek të rinjtë. Të dhënat, edhe pse jo të plota dhe të marra nga studimet e ndryshme, tregojnë se konsumi i alkoolit në këto mosha është më i lartë në zonat urbane sesa rurale dhe tek djemtë më tepër, sesa tek vajzat.

Edhe qytetarët janë në dijeni të problemeve që shkakton konsumimi i tepërt i alkolit, ndërsa shprehen për Tv Skampa se shumica e problemeve në familjet shqiptare shkaktohen nga ky fenomen.

Krahas varësisë, vështirësia qëndron dhe në procesin e lënies së alkoolit. Organet e para që dëmtohen tek alkoolistët është mëlcia, sistemi nervor qëndror dhe ai periferik, e kështu me rradhë pastaj fillojnë dëmet e të gjithë organeve në organizëm, pra dëmet janë multiorganore.