Ambasada amerikane ka bërë një njoftim në lidhje me udhëzimet për aplikim për lotarinë amerikane 2022.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ambasada e SHBA i bën thirrje aplikantëve të ruajnë numrin e konfirmimit, pasi është i rëndësishëm për të parë nëse do të shpallen fitues.

“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt “, shkruan ambasada amerikane.

dfggfretj5rtj.jpg