Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj shprehu  mbështetjen për gratë dhe angazhim të vazhdueshëm për nxitjen e barazisë gjinore.

“Si anëtare e Komitetit Këshillues të Bankës Botërore për Çështjet Gjinore dhe Zhvillimin, me një mandat 2 vjeçar do të vijoj të japë kontributin tim për përshpejtimin e ngushtimit të hendekut gjinor me rekomandime dhe sugjerime për të forcuar rolin e gruas”, tha Denaj.

Denaj theksoi se, përmes politikave kemi vendosur në fokus dhe do të vazhdojmë me synim përmirësimet ligjore për barazinë gjinore, për t’i dhënë gruas më shumë të drejta ekonomike dhe akses në vendimmarrje.