Bukuroshja Almeda Abazi është martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, të cilit i ka mësuar edhe të flasë pak shqip.

Kështu ai s’ka si të harrojë prejardhjen e partneres së tij dhe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, aktori ka bërë një urim në shqip. Në një postim në Instastory, ai shkruan:

“Gëzuar 28 nëntorin Shqipëria”, të cilën e ka shoqëruar edhe me një shqiponjë dhe me flamurin shqiptar.

almeda-tolgahan-sayisman-4.jpg

Çifti para dy ditësh dha lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të dytë, por gjininë ende nuk e kanë zbuluar.