Universiteti i Oxfordit dhe gjigandi farmaceutik AstraZeneca deklaruan pak ditë më parë se vaksina anti-COVID e prodhuar prej tyre kishte efikasitet 99%, ndaj kanë filluar punën për prodhimin në masë të dozave.

Zv.presidenti i AstraZeneca, Pam Cheng, përmes një videokonferencedeklaroi se deri në fund të këtij viti kompania pritet të prodhojë 200 milionë doza të vaksinës, ndërsa prodhimi do të arrijë në 700 milionë në muajin mars.

Së bashku me drejtuesit Pascal Soriot ai theksoi se përmes një rrjeti prej 20 qendrave të prodhimit në të gjithë botën, në vitin 2021 do të jetë e mundur prodhimi i 100-200 milionë dozave në muaj për tregun ndërkombëtar.

Rezultati i eksperimentimit mbi kandidatin e vaksinës të zhvilluar nga Universiteti britanik i Oxford-it në partneritet me gjigantin farmaceutik AstraZeneca dhe me bashkëpunimin e italianit Irbm të Pomezias “është emocionues” dhe do të thotë që produkti do të jetë në gjendje të shpëtojë shumë jetë njerëzish”, theksoi profesor, Andrew Pollard, përgjegjësi provave në emër të Universitetit të Oxford-it.