Zv.drejtori i Policisë në Tiranë Arsen Sinomati ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Sipas arsyetimit të tij dorëheqja ka ardhur për arsye personale.
Mirëpo kujtojmë se në 3 ditët e fundit kanë ndodhur 3 atentate në vend, dhe dorëheqja e tij vjen pas këtyre zhvillimeve të bujshme, për të cilat është kritikuar edhe puna e policisë.
Dje drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit ku paralajmëroi për largime nga detyra.
Si duket Sinomati është një nga “kokat” e shkurtuara pas paralajmërimit të Veliut.newsbomb