ATSH-DPA/ – Austria do të lejojë grumbullimin në grupe deri në 10 persona, duke filluar nga e premtja, informoi qeveria ndërsa njoftoi hapa të mëtejshëm për të heqjen e kufizimeve të COVID-19.

Që nga mesi i marsit, qytetarëve i është ndaluar të dalin nga shtëpitë, përveç për aktiviteteve kryesore, si për të shkuar në punë ose për të bërë pazare.

Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober deklaroi se kufizimi i lëvizjes do të përfundojë në fund të kësaj jave dhe se do të zëvendësohet nga detyrimi për të mbajtur distancë 1 metër larg nga të tjerët në publik.

“Ky rregull nuk do të zbatohet për transportin publik, ku pasagjerët duhet të përdorin maska”, sqaroi Anschober.

Qeveria njoftoi se hotelet dhe pishinat do të rihapen në fund të majit. / /sara/