Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit ka kryer homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Elbasanit.
Balla u shpreh se një popull që ka dëshmorë nuj njeh kurrë robëri, ndërsa u shpreh se LANÇ përfaqësin një moment të rëndësishëm në hhistorinë e rezistencës së kombit tonë për liri.
“Sot kujtojmë gjithashtu edhe dëshmorët e rënë nga radhet e Forcave tona të Armatosura në misionet nderkombetare, kujtojme dëshmorët nga radhët e Policisë së Shtetit. Në këtë luftë të re me armikun e padukshem duhet të theksojmë faktin që nuk kemi patur humbje në radhet e luftëtarëve në frontin e parë, të mjekëve dhe infermirëve. Edhe pse kemi kaluar më të keqen, duhet të ruajmë gatishmërinë dhe kujdesin e domosdoshëm për masat mbrojtëse”, tha ndër të tjera Balla.