Basketbolli në Shqipëri është i ndalur prej disa muajsh. Që nga koha që vendi jonë u fut në karantinë, sportet në ambientet e mbyllur u mbyllën përfundimisht.

Basketbollisti i Tiranës, Redi Vogli është shprehur tepër i irrituar në rrjetet sociale pasi duke parë që në emisionin “Përputhen” janë më shumë persona seç lejohet atëherë pse basketbollit nuk duhet lejuar.

 

“Ca të nënës ca të njerkës. Ambientet e mbyllura janë të rrezikshme. I bie që Mevlani është më rezistent se Nini dhe Arjan Konomi më i fortë se Kastrati. Na lini të luajmë se po na bëni që të heqim dorë nga sporti”, shkruan Vogli në postimin e tij.