ATSH-ANSA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz përjashtoi shfrytëzimin e gazsjellësit ”Nord Stream 2”.

”Gjithashtu është i përjashtuar një rishikim i këtij pozicioni, edhe pse do të ketë vështirësi energjetike këtë vjeshtë dhe dimër”, deklaroi Scholz, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Gjermania aktualisht merr vetëm 20% të kapacitetit të rrjedhës së gazsjellësit ”Nord Stream 1”, ndërsa ”Nord Stream 2” nuk hyri kurrë në funksion për shkak të pushtimit rus të Ukrainës./ a.jor.