Kryeministri, Boris Johnson do të drejtojë sot nderimet për mbretëreshën Elizabeth II, pasi kjo e fundit feston ditëlindjen e 94-të.

Mbretëresha, e cila ka qeverisur Britaninë e Madhe për më shumë se 68 vjet, nuk pritet të marrë pjesë në ngjarje publike, si pasojë e izolimit të vendit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Familja mbretërore njoftoi se këtë vit parada vjetore ushtarake e kuajve dhe karrocave me armë në pallatin Buckingham, shtëpinë e mbretëreshës në Londër, si dhe përshëndetjet tradicionale me armë që shënojnë ditëlindjen e saj, janë anuluar.

Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj princi Philip, 98 vjeç, u larguan muajin e kaluar nga Londra për në kalanë Windsor, si masë paraprake mes pandemisë së koronavirusit.

E lindur në vitin 1926, mbretëresha ka sunduar që në 1952, kur ishte 25 vjeç./ atsh/