Pavarësisht thashethemeve për divorc mes tyre, shpifjeve dhe zilisë, që kanë shoqëruar çiftin gjatë gjithë jetës së tyre Charles (71 vjeç) dhe Camilla (72) sot festojnë 15 vjet martesë, por ata e kanë dashur njëri-tjetrin për rreth 30 vjet.
Princi i Uellsit, i dalë nga një karantinë e diktuar nga koronavirusit dhe Dukesha e Cornwell, protagonistë të historisë së dashurisë më pak romantike dhe më të kritikuar të familjes mbretërore britanike, në të vërtetë janë martuar që nga viti 2005.
Ajo midis princit Charles dhe Camillas është një nga historitë më të trazuara të dashurisë së familjes mbretërore angleze.
Të dy u takuan për herë të parë në 1970, gjatë një ndeshjeje golfi në Windsor. /os/atsh