Në prezantimin e Prefektit të ri të Elbasanit Zv. Kryeministri, Erion Brace,  theksoi se ” kush nuk realizon detyrat e shtetit do te largohet nga detyra. Qytetaret nuk na e kane per borxh derisa secili nga ne te kthjellohet te punoje. Kjo eshte nje pune qe behet ne perputhje me ligjin, por edhe me zemer. Kush kete pune nuk e ben me zemer dhe pasion, duhet te nderprese marredhenien me ne. Per ne vlejne qytetaret te paret dhe me pas drejtoret. Drejtoret vlejne per ne vetem kur t’i sherbejne qytetareve. Nuk do presim qe qytetari te dale TV ne emisione investigative, nese arrijme deri ketu qe qytetari te kerkoje te tilla zgjidhje, drejtori me mire te ike. Ndoshta dikush nga ju vendin e punes e cileson si shperblim per sherbimin ne parti. Nuk funksionon keshtu. E keni gabim. Kush mendon keshtu i ben dem partise dhe qytetarit. Nje nenpunes qe eshte sherbetor i mire partie nuk e duam, te largohet, do te qendroje nenpunesi qe edhe pse ska lidhje me partine, i sherben qytetarit”.

ELBASANINEWS.AL