Ky në foto është Jonathan, një breshkë gjigande 189-vjeçare që është kafsha e tokës më e moshuar në botë. Në foto të tjera dokumentohet se kafsha është sjellë në ishullin britanik të St. Helena që prej vitit 1832.

Imazhet e tregojnë të njëjtën kafshë të fotografuar në vitin 1902, kur Jonathan kishte arritur masën e plotë të moshës së rritur. Që një breshkë e tillë të arrijë masën e rritur nevojiten rreth 50 vjet.

Megjithse Jonathan është kafsha më e moshuar e botës, raportohet se në të kaluarën ka pasur të tjera breshka që kanë jetuar akoma më gjatë.