Vetoja bllokuese bullgare dy vjeçare e integrimit të Maqedonisë së Veriut me ndikimin edhe për Shqipërinë, u hoq nga parlamenti bullgar.

Ky zhvillim e la topin në fushën e Këshillit Europian i cili ishte i mbledhur në Bruksel,  në momentet kur Bullgaria i dha fund vetos,  e cila nga një çështje  bilaterale mosmarrëveshjesh Sofje-Shkup, mori përmasa negative, duke vendosur me shpatulla pas murit 27 vendet e BE.

Në Tiranë lajmin kryeministrit Rama nuk ia dha kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov por shefi opozitës Boyko Borissov.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”tha Rama.

Por ritmi i ngadaltë i të vepruarit europian si deri më tani me integrimin, u shpalos edhe në ditën e dytë të samitit evropian, paçka se problemi që mbante emrin Bullgari mori zgjidhje.

Presidenti Francës Emanuel Macro vendi të cilit mban presidencën e BE-s nuk guxoi ti thoshte vendeve anëtare, se në këtë të premte ishte momenti,  hapjes së dritës jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në çeljen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.

“Dua të përgëzoj parlamentin bullgar për votën e sotme që i hap rrugën për mundësinë e heqjes së vetos dhe për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe për rrjedhojë edhe për Shqipërinë. Do të punoj me çështje teknike të nevojshme për të formalizuar një marrëveshje në ditët në vijim me bullgarinë dhe Maqedoninë. Do të thosha se e gjithë makineria evropiane është e gatshme dhe doja të falënderoja kryeministrin e Bullgarisë, por edhe koalicionin e tij, të gjitha forcat politike për këtë votë. Nuk mund të thërrasim fitore, por gjithsesi është një hap përpara, tani drejtimin ia pasojmë presidencës së Republikës së Çekisë”, tha Macron.

Këtë mos-marrje vendimi nga presidenca franceze kryeministri Edi Rama e komentoi me heshtje.

Top Channel