Superliga e 21 vjeçarëve në Shqipëri zhvilloi sot dy nga sfidat e javës së tretë. Partizani humbi 1-2 me Bylis, ndërsa Dinamo fitoi 1-2 me Kukësin.

Sërish skuadra e Bylis edhe këtë sezon është pretendente për titullin kampion në këtë ligë, ndërsa golat e takimit u shënuan nga Fall në të 53 minutë dhe Mishcek Galadima në të 63 minutë. Për Partizanin shkurtoi shifrat Arapi nga pika e bardhë e penalltisë në të 72 minutë.

Në sfidën tjetër, Kukësi nuk mbajti dot avantazhin e golit të Kolës në minutën e 30, duke u përmbysur nga dopieta e Daija në minutat 70 dhe 90.

Pas tre javësh, Bylis kryeson me pikë të plota, ndjekur nga Korabi, Dinamo, Vllaznia dhe Kukësi.