ATSH/- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se pavarësisht rritjes së kurbës së infeksionit nuk do të ketë një mbyllje të dytë si ajo e Marsit.

Gjatë një emisioni televiziv, Brataj tha se periudha më e vështirë ende nuk ka kaluar dhe ajo çka na pret do të jetë shtrëngim i masave të tipit kufizim oraresh.

“ Me këto shifra nuk mbyllet. Nëse do të kenë rritje, normal që prioritet është shëndeti i njerëzve”, tha Brataj duke shtuar se muajt më të vështirë janë nëntori dhe dhjetori.

Gjithashtu, Brataj tha se vendimi për mbylljen e Universiteteve dhe vijimi i mësimit online prej tyre u bë me qëllim evitimin e ushqyerjes së një vatre infeksioni duke qenë se Tirana mban rreth 35 përqind të tyre.

“130 mijë janë në gjithë Shqipërinë, por 35 përqind e vatrave të infeksionit janë në Tiranë”, tha Brataj.