Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë iu bashkua sot apelit të institucioneve shqiptare ndaj qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm e të mos neglizhojnë masat e distancimit social si rruga e vetme për mospërhapjen e COVID-19.

“Përdorimi i maskës në ambiente publike eliminon ndjeshëm përhapjen e COVID-19. Qëndro i sigurt! Vendos maskë!”, apeloi Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Delegacioni i BE-së përcolli për qytetarët edhe menyrën e mbajtjes së maskës si mundësi për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi, ndërsa vendi ndodhet në fazën e hapjes së plotë të lëvizjes dhe aktiviteteve.

Së fundmi, me heqjen e karantinës u vu re një neglizhencë e qytetarëve në përmbajtjen ndaj masave mbrojtëse, dhe distancimit social, ndërkohë që kjo u shoqërua me rritje të rasteve ditore të të prekurve me COVID-19.