Në mbarë botën, deri tani, për shkak të koronavirusit kanë vdekur 207 008 persona, ndërsa numri total i të infektuarve për shkak të Covid-19, ka shkuar në 2 995 152 njerëz.
Për nga numri i personave të infektuar, vazhdon të kryesojë SHBA, me 987 322 njerëz dhe 55,415 viktima. Spanja raporton 226,629 të infektuar dhe 23,190 viktima. Italia numëron 197.675 persona të prekur nga koronavirusi dhe 26.644 viktima.
Francë, 162.100 persona të infektuar nga koronavirusi, 22.856 viktima.
Gjermania ka 157,120 persona të prekur me Covid-19 dhe 5,976 viktima. Britania e Madhe raporton 152,840 persona të prekur dhe 20,732 viktima
Kina raporton 82,830 persona të prekur nga koronavirusi, 4,633 viktima.
Në Turqi, raportohen 110,130 persona të prekur dhe 2.805 viktima. Iran, 90,481 persona të infektuar 5,710 kanë humbur jetën.
Belgjikë, 46,134 persona të infektuar me koronavirus, viktimat 7,094. Holanda raporton 37,845 persona të prekur me koronavirus dhe 4,475 viktima.
Zvicra raporton 29,061 persona të infektuar dhe 1,607viktima. Serbia numëron 8,042 persona të prekur me koronavirus dhe 156 viktima. Maqedonia e Veriut ka 1,386 të infektuar me Covid-19 dhe 61 viktima