Festivali më i madh popullor në botë i festës së birrës në Gjermani, ‘Oktoberfest’ është anuluar si rrjedhojë e covid 19.Sipas ‘irishtimes’ autoritetet gjermane kanë vendosur të pezullojnë ‘Oktoberfest’ për shkak se ky festival mbedh me mijëra njerëz dhe mund të jetë burim infektimi. Ata thanë gjithashtu se gjatë festimeve është shumë e vështirë të ruhet distanca sociale.

Me mijëra turistë mblidhen çdo vit në Mynih për festimet e gjata dy javore, të mbajtura në tenda të mbushura me tavolina të gjata druri.  Llogaritet se ditët e festës qarkullojnë rreth 450 milionë euro. Oktoberfest i këtij viti ishte planifikuar të zhvillohej nga 19 shtator deri në 4 tetor.

Kjo nuk është hera e parë që festa gjigande e birrës, është anuluar. Që nga themelimi në vitin 1810, Oktoberfest është anuluar njëzet herë, zakonisht gjatë luftërave.