Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj rezulton pozitive me Covid-19. Është vetë ministrja ajo që ka dhënë lajmin pak minuta më parë.

“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë”, shkruan Denaj.

Më herët, me Covid-19 kanë rezultuar dhe ministrat Belinda Balluku, Damian Gjiknuri e Blendi Klosi.