Italia ka shënuar një numër rekord të infeksioneve me koronavirus, ku janë raportuar mbi 144,000 raste të reja, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve janë regjistruar 155 vdekje.

Until mid-December, daily case rates were below 30,000, but the numbers have soared during the holiday season, while around 1.15 million tests were carried out, more than ever before.

Deri në mesin e dhjetorit, norma e rasteve ditore ishte më pak se 30,000, por shifrat janë rritur gjatë sezonit të festave, ndërsa janë kryer rreth 1.15 milion testime.

Qeveria vendosi të njoftojë masa të reja këtë javë për shkak të përhapjes së virusit dhe variantit më të ri Omicron. Nga 10 janari, vetëm ata që janë vaksinuar, ose që janë shëruar nga Covid-19 do të lejohen në hotele, qendra konferencash, transportet publike lokal dhe festa.

Një vit më parë, Italia ishte në izolim, edhe pse numri i infeksioneve ishte më i vogël sesa aktualisht. Megjithatë, shkalla e vdekjeve ishte më e lartë, duke arritur në 500.