ATSH/ -Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 801 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 112 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, teksa 5 persona kanë humbur jetën.

Dr. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik informoi sot se mbi situatën epidemiologjike në vend, duke theksuar se, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë.

“132 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4923, që nga fillimi i epidemisë”, tha ajo.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar.  Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, tha Qirjako.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 49-vjeçar nga Peqini, një 52-vjeçar nga Durrësi, një 72-vjeçare nga Fieri, një 81-vjeçare dhe një 82-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve”, tha ajo.

“I drejtohemi të gjithë qytetarëve, për kujdes të shtuar për respektimin e rregullave të vendosjes me detyrim të maskes në ccdo ambient të mbyllur, të ruajtjes se distancimit fizik prej të pakten 1.5 metër nga të tjeret si dhe kujdesin për higjienën vetjake dhe kolektive. Rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj”, tha Qirjako.

“Nese dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar,  të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID-19”, u shpreh ajo.

COVID-19 – Statistika (28 Gusht 2020)

Testime totale 60418

Raste pozitive 9195

Raste të shëruara 4923

Raste Aktive 4001

Humbje jete 271 (Qarku Tiranë 128, Durrës 38, Shkodër 35, Elbasan 14,  Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  2063

Durrës                   527

Shkodër                 282

Fier                      149

Lezhë                    187

Korçë                     184

Vlorë                     137

Kukës                    136

Elbasan                 161

Berat                       80

Gjirokastër              41

Dibër                        54

/gj.mima//a.a/