Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 87 raste të reja me COVID-19, nga 1605 testime të kryera.
“Kanë rezultuar pozitiv me Sars-Cov-2 22 qytetarë në Tiranë, 12 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Lushnjë, Selenicë, Gjirokastër, Berat, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Përrenjas, Kuçovë, Memaliaj, Vlorë, Kamzë, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Mallakastër, Delvinë, Devoll, Librazhd”, bëri të ditur MSHMS.
Ndërkohë, sipas ministrisë nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.
Gjithsej janë 1182 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 212 qytetarë.
Statistika (08 mars 2022)
Raste të reja ditore 87
Të shëruar në 24 orë 212
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1605
Testime totale 1,754,760
Raste pozitive 272,337
Raste të shëruara 267,672
Raste aktive 1182
Humbje jete 3483
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 328
Fier 201
Lezhë 184
Elbasan 95
Kukës 94
Shkodër 81
Vlorë 65
Gjirokastër 38
Berat 31
Korçë 36
Durrës 25
Dibër 4



























