Masat shtrënguese për shkak të COVID-19, nuk pengojnë ndjekjen penale të autorëve të dhunës në familje.
USAID me anë të projektit “Planifikimi dhe Qeverisja Vendore” ka bashkëpunuar me disa bashki në vend për të rritur ndërgjegjësimin për dhunën në familje gjatë periudhës së vështirë të izolimit për shkak të pandemisë.
Në këtë periudhë të vështirë të izolimit për shkak të pandemisë, projekti i USAID “Planifikimi dhe Qeverisja Vendore” ka ndihmuar bashkitë partnere: Bashkia Kamëz, Bashkia Pogradec, Bashkia Dibër, Bashkia Bulqizë, Bashkia Librazhd, Bashkia Cërrik të përgatisin dhe të zhvillojnë një fushatë informimi të komunitetit për shërbimet që ofrohen në rast nevoje.
“Dhuna në familje është vepër penale. Masat shtrënguese për shkak të COVID-19, nuk pengojnë ndjekjen penale të autorëve të dhunës në familje. Nëse gjendeni në një situatë dhune, ju nuk jeni vetëm!”, thekson USAID./atsh