Çdo ditë identifikohen raste të reja të infeksionit me COVID-19 në vend, ndërkohë që renia ekonomike vijon të jetë e madhe. Në rast se pandemia do të zgjasë edhe në muajt në vijim, atëherë sipas ekspertëve të ekonomisë gjendja do jetë shumë e rëndë dhe do kemi mbi 60% të bizneseve që do të kenë të pamundur të vazhdojnë punë ose do jenë të detyruar që të vazhdojnë punë me kapacitete te kufizuara dhe e gjithë kjo do shkaktojë largim të personelit nga puna dhe rënie të fuqisë blerëse në përgjithësi.

Por ata të cilët e vuajnë cdo ditë renien e ekonomise nuk janë vetëm bizneset, por edhe personat të cilën nuk kanë asnjë të ardhur tjetër në familje. Janë kryesisht pensionistë por edhe familjarë pa asnjë person në marredhenie pune, ndërkohë që këta të fundit shprehen se situata është tejet e vështirë, ndërkohë që nese do të vijoje edhe në muaj në vazhdim do t’i coje drejt degradimit total.

Humbjet në të ardhura ka të ngjarë të vërehen në të gjithë segmentin e shpërndarjes së të ardhurave. Të ardhurat mesatare të familjeve supozohen të bien nga 3 deri në 12 për qind në të gjashtë vendet e rajonit sipas Instat. Të varfërit në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë, mbështeten më shumë në të ardhura të ndryshme nga puna dhe më pak në të ardhura nga punësimi në sektorët më të prekur nga COVID-19. Megjithatë, duke qenë se familjet e varfra nisen nga një bazë e ulët e të ardhurave që para krizës, humbja e të ardhurave mund të vërë në rrezik aftësinë e tyre për të plotësuar nevojat bazë dhe për të investuar në fazat kritike të zhvillimit njerëzor.