Covid-19 ka hyrë në burgun e Bënçës në Tepelenë.

Bëhet me dije se 5 të dënuar kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Të dënuarit e prekur me koronavirus janë dërguar në burgun e Shënkollit.

Ende nuk dihet sesi është gjendja shëndetësore e të dënuarve që janë prekur nga virusi, apo sesi e kanë marrë atë.

Kujtojmë që situata paraqitet serioze në vendin tonë, pasi kohët e fundit janë shënuar numra rekord të rasteve me Covid gjatë një dite.

Deri më tani në vendin tonë 623 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 27,830.