Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi sot për debatin e ditëve të fundit në lidhje me inceneratorët dhe konkretisht për inceneratorin e Elbasanit. Balla tha se këtë investim kaq të rëndësishëm për Elbasanin e premtoi Basha që në 2009, por e bëri vetëm Partia Socialiste në 2016.

(Në Elbasan përgjigjia është e qartë, mund ta japin banorët, për çështjen e inceneratorëve. Të gjithë e mbajnë mend që për vite me radhë fusha e plehrave në Elbasan ishte një prej burimeve kryesore, në mos kryesori për sëmundjet edhe kanceroze që sot ishim mbledhur këtu. Ndoshta dhe ky aktivitet ndërlidhet me atë që ka shëruar trasformimi rrënjësor i qasjes sonë përkundrejt mbetjeve urbane.

Deri në fund të 2016 kur inceneratori i Elbasanit u vendos në punë, Elbasani mbulohej nga tymi i mbetjeve që digjeshin në fushën e plehrave që sot është një park, e që do t’iu ftoja që sot pasdite bashkë me një grup të rinjsh unë do të jem aty. Ndërkohë kemi një teknologji tepër të lartë të çertifikuar nga ekspertët me të mirë mjedisorë kur teknologjia është gjermane diskutimet janë të pakta, përsa i përket cilësisë dhe ajo që për mua ka rëndësi është çfarë thonë banorët e qytetit që unë kam nderin të përfaqësoj të Elbasanit. Në Elbasan puna flet vetë, dhe ju që gjej rastin t’ ju falenderoj sepse sot ju keni rolin tuaj të rëndësishëm që t’i tregoni dhe atyre që tani janë zgjuar nga gjumi dhe ju e dini për kë e kam fjalën, që të kuptojnë që kanë qenë më përpara në Elbasan deputet.

Lulzim Basha është zgjedhur në vitin 2009 deputet i Elbasanit, dhe i premtoi Elbasanit në vitin 2009 se do ta zgjidhte përfundimisht çështjen e djegies së mbetjeve urbane dhe të tymit dhe ndotjes kanceroze që i ndodhte këtij Elbasani. Besoj që e mbani mend çfarë bëri Luli për Elbasanin, ndërkohë që unë jam shumë krenar që jam sot një prej deputetëve të Elbasanit, dhe kam nderin te jem drejtuesi i tyre dhe mund të them se ne kemi arritur të trasformojmë tërësisht. Pra mund të them se Elbasani është shembulli më kuptimplotë që ata që nuk bënë asgjë, sot mundohen që të bëjnë pis një trasformim i cili flet vetë, dhe ju jeni dëshmitarët okular, sepse të gjithë ju që jeni këtu sot jetoni në Elbasan. )