Rreshjet e borës kanë zbardhur fshatrat turistikë të Voskopojës dhe Dardhës në Korçë si dhe Qafën e Qarrit.
Në Dardhë trashësia varion nga km 8-16 më 15-20 cm.
Pas mesnatës Dardha ishte e bllokuar për shkak të reshjeve të denduara të dëborës, ndërsa aktualisht situata paraqitet normale për shkak të ndërhyrjes për hapjen e rrugës.
Sipas zyrtarëve të autoriteteve lokale të rrugëve, rrugët janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e mjeteve.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se janë në gadishmëri për çdo situatë.
“500 mjete, 5 mijë tonë kripë dhe afro 1200 punonjës, në të gjithë vendin, janë në gatishmëri për të garantuar një qarkullim pa asnjë pengesë dhe mbi të gjitha të sigurt për drejtuesit e automjeteve,” thuhet në postimin e tij.